“Shqipëria, përkrahje maksimale për integrimin në BE
Sondazhi i radios shtetërore gjermane “Dojçe Vele”
TIRANE – Një sondazh i organizuar prej disa javësh nga “Deutsće Welle”, i vlerëson si të mira shanset e Shqipërisë për të marrë këtë vit, statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Në Shqipëri janë shtuar zërat në faktorin politik që kërkojnë dhe mbështesin aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE gjatë vitit 2009”, komenton vetë “Deutsće Welle”, këtë sondazh.
Pjesëmarrësit në sondazhin on-line të organizuar nga “Deutsće Welle”, në përgjigje të pyetjes së vetme se, “A ka shanse Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian?”, kanë votuar në pjesën më të madhe se “Shanset janë të mira”
Referuar shifrave të sondazhit të publikuara në faqen elektronike të “Deutsće Welle”, deri mbrëmjen e kaluar mësohej se nga 3670 pjesëmarrës, 54.9 për qind kishin votuar për opsionin “Shanset janë të mira”, ndërsa vetë 37.7 për qind i jepnin përgjigje opsionit “Nuk ka asnjë shans”. Një pakicë prej 7.4 për qind e pjesëmarrësve në këtë sondazh, i përgjigjeshin opsionit të tretë “Nuk kam asnjë mendim”.
SONDAZHI
A ka shanse Shqipëria të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian?
Rezultati
Shanset janë të mira
54.8%
Nuk ka asnjë shans
37.8%
Nuk kam asnjë mendim
7.4%
3670 Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve