E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 5500 banorë të qytetit të Elbasanit kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike

Ndërsa mbi 5.500 banorë në qytetin e Elbasanit kanë aplikuar deri sot për letërnjoftimet elektronike, proçesi i nisur në datën 5 shkurt në Elbasan ka rritur interesin e qytetarëve për to.  Drejtoresha e filialit të Postës në Elbasan, Brunilda Dulja tha se  "deri tani, në 6 sportelet e vëna në dispozicion të qytetarëve, mbi 5500 persona kanë blerë mandatin e arkëtimit për aplikimin e kartës së identitetit". Sipas saj, prioritet i është dhënë gjithë personave, të cilët nuk kanë pasaportë për jashtë shtetit. "Vetëm në bashkinë e Elbasanit evidentohen si të tillë rreth 18.000 shtetas”, tha Dulja. Pasi pajisen me mandatin e arkëtimit për kartat e identitetit, qytetarët i drejtohen qendrës së gjendjes civile, ku është instaluar aparatura “ Sagem”, ku 10 kompjutera janë vënë në dispozicion të qytetarëve për proçesin. Fluksi më i madh për blerjen e mandatit vihet re në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë të gjithë ditës, puna vazhdon normalisht në filialin e Postës dhe në godinën ku kryhet procesi i aplikimit të qytetarit me kuponin e kartës së identitetit. Vetëm në bashkinë e Elbasanit do të pajisen me kartë identiteti 80.000 banorë, ndërsa në rang qarku, rreth 180.000 banorë kanë mbushur moshën 18 vjec. Pajisja e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik është një projekt i qeverisë dhe realizohet për herë të parë në Shqipëri. Proçesi që nisi fillimisht në Tiranë, në 12 janar 2009,   konsiderohet si garanci për zgjedhje të ndershme në 28 qershor, por njëherësh, është mjaft i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në vendet e BE-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›