E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjendarite qe do te tregtojne flori te vjedhur do te ndeshkohen

Argjendaritë që do të tregtojnë flori të vjedhur do të ndëshkohen nga uniformat blu. Për të parandaluar grabitjen e sendeve prej floriri një ditë më parë Policia e Shtetit paralajmëroi sekuestrimin e të gjithë artikujve të floririt, që nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës, ndërsa poseduesi i tyre do të procedohet penalisht.

Por si paraqitet situata? Abc news bëri një vëzhgim në disa prej argjendaritë e kryeqytetit. Tregtarët nuk pranojnë të flasin për kamerat, por jashtë tyre ata shprehen se për mallin që marrin me shumicë ata disponojnë dhe çertifikatën nga furnitori.
Por jo të gjithë dyqanet furnizohen vetëm në këtë mënyre, ka edhe të tillë.

Në këtë rast shanset për të blerë një varëse të vjedhur janë më të mëdha pasi mundësitë për të shoqëruar me dokument një mall të përdorur janë të vogla megjithëse janë të shumta rastet kur zonja apo zotërinj dëshirojnë ta shesin atë pas përdorimit.

Në të tilla raste përpara çdo të papriture disa tregtarë tregojnë se garanci për ta është numri i identitetit, që shitësi në këtë rast ka në pasaportë dhe i përgjigjet pozitivisht kërkesës së argjendarit për t’ia lënë në momentin kur paraqitet në dyqan, e në të kundërt hezitimi për të mos paguar asnjë mall, që i vjen nga një person që mund t’i duket i dyshimtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›