E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi ne festen e amerise Me shume kohezion per ceshtjen came

Komuna Markat organizoi këtë fundjavë aktivitetin e përvitshëm “Festa e Çamërisë“. Të ftuar në këtë aktivitet ishin kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri, sikurse edhe përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor.
Pas përshëndetjes së organizatorit, kryetarit të Komunës Markat, z. Ismail Myrtaj, fjalën e mori kreu i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi, duke kërkuar të pranishmit sa më shumë kohezion për çështjen çame.

Kreu i PDIU-së vuri theksin tek nevoja për ta përçuar kulturën e shqiptarëve të Çamërisë sa më gjerë, përfshi edhe përtej kufirit, tek ata çam të cilët nuk lejohen të deklarojnë që janë shqiptarë. Më shumë se 2 mijë banorë dhe persona me prejardhje nga Komuna e Markatit festuan deri në orët e para të mëngjesit “Festën e Çamërisë“.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›