SHBA 1994: Brazili sundon boten e futbollit

(Panorama Sport)- Ishte një nga kompeticionet më të bukura që ishin zhvilluar deria na atë kohë. Por u desh finalja zhgënjyese midis Brazilit dhe Italisë për të njollosur gjithçka perfekte që kishin përgatitur amerikanët. Mund të quhet edhe botërori i surprizave kur shikon se skuadra se Rumania, Bullgaria, Suedia arrijnë të elimonojnë gjigandët botërorë në futboll. Por botërori 1994 do të mbahet mend edhe për dramën e shkaktuar argjentinasin më të famshëm mbi tokë Diego Armando Maradona. “Il pipe” u s’kualifikua direkt pas ndeshjes me Greqinë pasi në trupin e tij u gjetën substanca dopuese. Brazili ishte skuadra më e mirë në këtë botëror dhe meritonte të fitonte paçka se në finalen e ndarë me 11-metrësha me Italinë latino-amerikanët menduan më shumë për mbrojtjen se sa për sulmin, pikën e tyre më të fortë.
SHBA
Të shumtë ishin ata që treguan një fare çudie kur mësuna se edicioni i 15-të i Kupës së Botës do të zhvillohej në Amerikë. Në këtë vend shembull i demokracisë botërore futbolli është një lojë pak popullore kundrejt Soccer, bejsbollit, apo basketbollit. Por amerikanët edhe një herë ashtu sikundër në shumë organizime të tjera nxorrën më të mirën e tyre duke organizuar në mënyrë korrekte dhe të përpiktë një nga kopetiocionet më të bukura.
Franca
147 vende të botës morën pjesë në fazën kualifikuese për të marrë pjesë ën botëror. Shumë prej tyre nuk arritën të shkolinin në tokëne premtuar. Një prej tyre edhe Fanca, e cila u s’kualifikua në grupin e saj nga një gol në minutën e fundit nga bullgarët e udhëhequr nga Hirsto Stoiçkov. Krahas Francës nuk morën pjesë edhe Portugalia, Danimarka, kampione e Evropës në 1992-in dhe Anglia. Për herë të parë në këtë fazë eliminatore ka marrë pjesë edhe Afrika e Jugut pas përjashtimit që i kishte bërë FIFA për politikat e aparteidit. Nuk merrte pjesë edhe Jugosllavia e përfshirë në luftën me boshniakët e Hercegovinës.
Rruga
Pas ndeshjeve në grupe surpriza quhej Bullgari dhe Rumani. Dy skuadrat ballkanike kishin ardhur në botëror me synime të qarta. Rumunët të udhëhequr nga George Haxhi treguan se ishin me të vërtetë një skuadër kompetitive. Ndërsa bullgarët arritën deri në gjysëmfinale duke eliminuar në ndeshjet çerekfinale as më shumë dhe as më pak se Gjermaninë, Kampionja e Botës në fuqi. Nga ana tjetër Italia e drejtuar nga Arrigo Saki kishte në gjirin e saj bishtalecin më të famshëm të botës dhe një nga futbollistët idhull i të gjithë të rinjëve të viteve 90-të Roberto Baxhion. Ishte pikërisht goli i tij nga Nigerisë që i dha kualifikimin për në gjysëmfianle Italisë.
Finalja
Pas ndeshjeve gjysëmfinale Brazil – Suedi, dhe Itali – Bullgari, lationo-amerikanë dhe apeninët iu gëzuan finales së famshme të Rose Boël. Ndeshja u karakterizua nga një lojë e mbyllur ku skuadrat ruheshin më shumë të mos pësonin se sa të shënonin në portat kundërshtare. Pas 120 minutash loje gjithçka ishte në baraspeshë. U deshën gjuajtej e penalltive. Dhe kur atëherë më shumë se kurrë Italia kishte varruar shpresat tek idhulli i vet Roberto Baxhio, pikërisht atëherë ai gabon. Brazili është kampion për të 4-n herë në historinë e Kupës së Botës.
Roberto Baxhio
Bishtaleci më i famshëm i botës gaboi të pagabueshmen. Megjithatë ai mbetet një nga futbollistët më të mirë italianë të viteve 90-të. Baxhoi ka luajtur me shumë skuadra në Itali si me Milan, Inter, Fiorentina, Juventus, Bolonja, Breshia duke treguar klasine tij të papërsëritshëm.
Oleg Salenko
Sulmuesi rus nuk bënte pjesë në fillim si titullar në përfaqësuesen ruse por pesë golat që shënoi në përballjen me Kameruanin (6-1 për Rusinë) ai mori “pasaportën” e titullarit. Në këtë botëror shënoi gjashtë gola duke ndarë çmimin e “këpucës së artë me bullgarin Stoiçkov.
Hristo Staiçkov
Është bullgari më i fashëm në futboll në gjithë historinë e Bullgarisë. Hristo Stoiçkov jo vetëm që shënoi gjashtë gola në këtë botëror por tregoi edhe shumë karizëm dhe personalitet i cili e ndihmoi më vonë për të qenë pjesë e skuadrave të mëdha të Evropës si Parmës e Barcelonës.
Romario
Romario është fituesi i “Topit të Artë” në botërorin e 1994-ës dhe futbollisti më i mirë. Në lojën e tij ka ndikuar edhe përshtatja shumë e mirë me Bebeton në vijën e sulmit. Romario u aktivizua me shumë skuadra në karrierëne tij si në Holandë, Spanjë dhe Brazil ku mbylli karrierën.
Çmimet zyrtare të Kupës së Botës
Fitues: Brazil
Vendi II: Italia
Vendi III: Suedia
Vendi IV: Bullgaria
Fitues i “Këpucës së Artë”: Hristo Stoiçkov (BUL) me gjashtë gola dhe Oleg Salenko me gjashtë gola.
Fitues i “Topit të Artë: Romario (BRA)
Çmimi i Fair-play: Brazili
Çmimi për skuadrën më argëtuese: Brazili
Çmimi Jashin (për portierët); Mishel Preud’ homme (BEL)
Grupi A
26/06/1994 Los Anxhelos
USA - Rumania 0 - 1
26/06/1994 San Françisko
Zvizër – Kolumbi 0 - 2
22/06/1994 Los Anxhelos
USA – Kolumbi 2 – 1
22/06/1994 Detroit
Rumani – Zvicër 1 – 4
18/06/1994 Los Anxhelos
Kolumbi – Rumani 1 – 3
18/06/1994 Detroit
USA – Zvicër 1 – 1
Grupi B
28/06/1994 Detroit
Brazil – Suedi 1 – 1
28/06/1994 San Françisko
Rusi – Kamerun 6 – 1
24/06/1994 Detroit
Suedi – Rusi 3 – 1
24/06/1994 San Françisko
Brazil – Kamerun 3 – 0
20/06/1994 San Françisko
Brazil – Rusi 2 – 0
19/06/1994 Los Anxhelos
Kamerun – Suedi 2 – 2
Grupi C
27/06/1994 Dallas
Gjermani – K. e Jugut 3 – 2
27/06/1994 Çikago
Bolivi – Spanjë 1 - 3
23/06/1994 Boston
K. e Jugut - Bolivi 0 – 0
21/06/1994 Çikago
Gjermani – Spagjë 1 - 1
17/06/1994 Dallas
Spanjë – K. E Jugut 2 – 2
17/06/1994 Çikago
Gjermani – Bolivi 1 – 0
Grupi D
30/06/1994 Boston
Greqi – Nigeri 0 – 2
30/06/1994 Dallas
Argjentinë – Bullgari 0 – 2
26/06/1994 Çikago
Bullgari – Greqi 4 – 0
25/06/1994 Boston
Argjentinë – Nigeri 2 – 1
21/06/1994 Dallas
Nigeri – Bullgari 3 – 0
21/06/1994 Boston
Argjentinë – Greqi 4 – 0
Grupi E
28/06/1994 Nju Jork
Irlandë – Norvegji 0 – 0
28/06/1994 Uashinton
Itali – Meksikë 1 – 1
24/06/1994 Orlando
Meksikë – Irlandë 2 – 1
23/06/1994 Nju Jork
Itali – Norvegji 1 – 0
19/06/1994 Uashinton
Norvegji – Meksikë 1 - 0
18/06/1994 Nju Jork
Itali – Irlandë 0 – 1
Grupi F
29/06/1994 Orlando
Marok – Holandë 1 – 2
29/06/1994 Uashinton
Belgjikë – A. Saudite 0 – 1
25/06/1994 Orlando
Belgjikë – Holandë 1 – 0
25/06/1994 Nju Jork
A. Saudite – Marok 2 – 1
20/06/1994 Uashinton
Holandë – A. Saudite 2 – 1
19/06/1994 Orlando
Belgjikë – Marok 1 – 0
1/8 finale
05/07/1994 Nju Jork
Meksikë – Bullgari 1 – 3
05/07/1994 Boston
Nigeri – Itali 1 – 2
04/06/1994 San Françisko
Brazil – USA 1 – 0
04/07/1994 Orlando
Holandë – Irlandë 2 – 0
03/07/1994 Los Anxhelos
Rumani – Argjentinë 3 – 2
03/07/1994 Dallas
A. Saudite – Suedi 1 – 3
02/07/1994 Uashinton
Spanjë – Zvicër 3 – 0
02/07/1994 Çikago
Gjermani – Belgjikë 3 – 2
1/4 finale
10/07/1994 San Françisko
Rumani – Suedi 4 – 5
10/07/1994 Nju Jork
Bullgari – Gjermani 2 – 1
09/07/1994 Dallas
Holandë – Brazil 2 – 3
09/07/1994 Boston
Itali – Spanjë 2 – 1
Gjysmëfinale
13/07/1994 Los Anxhelos
Suedi – Brazil 0 – 1
13/071994 Nju Jork
Bullgari – Itali 1 – 2
Finale për vendine 3-të
16/07/1994 Los Anxhelos
Suedi – Bullgari 4 – 0
Finale
17/07/1994 Los Anxhelos
Brazil – Itali 0-0 (3 – 2 me penallti)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili