E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina e Brazili kërkojnë rikthimin

Në prag të eliminatoreve të Botërorit 2010, nuk do të jetë vetëm Evropa ajo që do të përjetojë në fundjavë futbollistike, por thuajse të gjitha kontinentet, të cilat do të kompletojnë 50 ndeshjet që pritet të zhvillohen. Shumë interesante është situata në zonën e Amerikës së Jugut. Nis me Argjentinën e "galaktikut" Mesi, që luan ndaj Uruguait. Kjo ndeshje mund të peshojë shumë për eliminatoret përfundimtare për kampionatin e ardhshëm botëror. Brazili dhe Argjentina kanë shkëlqyer shumë pak në ndeshjet e tyre të fundit dhe kanë mbetur në kuotën e 13. Në të njëjtën kuotë me ta është edhe Kili. Vendi i pestë, që të çon në "playoff", për momentin është i Uruguait, i cili është vetëm një pikë larg nga kjo treshe. Paraguai, që është edhe kryesuesi i tabelës me 4 pikë më shumë se Argjentina e Brazili, do të jetë i impenjuar në shtëpinë e Kolumbisë. Brazilianët e Dungës, gjithnjë nën presion, luajnë kundër Venezuelës. Kili do të luajë në Ekuador, kundër vendasve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›