Serbia, turpi tjetër i kombëtares U-19
Shqipëria Under 19 zhgënjen sërish në eliminatoret e Evropianit 2009, që po zhvillohet në Irlandën e Veriut. Tjetër humbje e turpshme është shënuar në statistikat e përfaqësues sonë të të rinjve pasditen e djeshme, kur është mundur me rezultatin e thellë 5-0 nga Serbia. Golat e kundërshtarëve janë shënuar në minutat 19, 45, 48, 81 dhe 86. Më parë kuqezinjtë U-19 ishin mundur 3-0 nga Anglia. Tashmë rrezikojnë të mbyllin ndeshjet në Grupin 9, pa asnjë pikë. Ndeshja e radhës dhe e fundit është me 13 tetor kundër Irlandës së Veriut.