Laporta: Mesi, një miks mes Maradonës e Krujfit
Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, është i bindur se ka në ekip lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. "Leo është një lojtar i jashtëzakonshëm. Klasi i tij dhe tendenca për të qenë një lider ndiheshin që kur ishte 14 vjeç. Hyri në fushë dhe në 14 minuta realizoi katër gola. Jam i bindur që, edhe pse ka mundësi të përmirësohet më shumë, ai është për momentin lojtari më i mirë në historinë e futbollit, një miks mes Maradonës e Krujfit. Mesi ka hedhjen e hapit të Johanit dhe të njëjtin kapacitet të të madhit Diego për të kontrolluar mrekullisht topin me këmbë. Unë nuk kam parë kurrë një lojtar kaq të kompletuar".