E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pires: Të zëvendësojmë Domenekun me Vengerin

Futbollisti francez i Vijarealit, Robert Pires, nënvizon se ai beson që Arsen Venger do të ishte një kandidat perfekt për ta menaxhuar kombëtaren franceze dhe për ta nxjerrë nga kriza ku e ka futur trajneri aktual Raimond Domenek. Lojtari në fjalë ka luajtur për 6 vite tek Arsenali, nën drejtimin e Venger, duke fituar dy tituj kampionë dhe një "FA Cup" dhe e njeh mirë trajnerin e "Topçinjve". Duke folur për "Daily Mail", Pires thekson se trajneri i tij i mëparshëm mund të ishte edhe tekniku ideal i Francës në këto momente të vështira. "Arsen Venger është një xhentëlmen dhe kualiteti i tij do të ketë efekt pozitiv në kombëtare. Ai di të veprojë me klas, thotë, dhe shpreh antipatinë e tij për Domenek, i cili, sipas tij, duhej të kishte ikur me kohë, që në EURO 2008. Unë nuk dua që Domenek të jetë akoma trajneri i Francës. Askush nuk arrin ta kuptojë se si ai arriti ta çojë kombëtaren deri në finalen e Botërorit 2006".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›