E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, Kueiroz kërkon të paktën 4 pikë

Për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Botërorit 2010, Portugalia synon të marrë të paktën 4 pikë. Sot skuadra e Kueiroz do të luajë në fushën e Suedisë, ndërsa të mërkurën ata do të presin në shtëpi Shqipërinë. Sipas drejtuesit të stolit luzitan, për të qëndruar në garë për t‘u kualifikuar, Kristiano Ronaldo & Co. duhet të marrin të paktën 4 pikë. Megjithatë, ish-ndihmësi i Ferguson te Mançesteri nuk e fsheh objektivin për 6 pikë të plota: "Në këto nivele është shumë e rëndësishme të mos humbësh terren", tha Kueiroz.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›