Prokuroria, kthen automjetet e vjedhura

Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur, se në bashkëpunim me autoritetet italiane, gjermane e franceze ka rikthyer në këto vende 6 automjete të vjedhura, që janë sekuestruar kohët e fundit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, automjetet luksoze të llojeve BMW, Audi, apo Porsh, ishin sekuestruar pas kontrolleve në Tiranë, Shkodër e Kurbin.