Grupimi “Djetor '90” fton shqiptarët në festën e pluralizmit
TIRANË-Lëvizja Studentore Dhjetor '90 ftoi sot të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë ditën e nesërme në festën e madhe të pluralizmit dhe të lirisë në Shqipëri.
Kryetari i kësaj Lidhjeje, Bislim Ahmetaj, ftoi të hënën, gjatë një prononcimi për mediat para Memorialit të Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, "të gjithë shqiptarët që e duan këtë vend, që e duan Shqipërinë dhe Bashkimin Europian, të marrin pjesë ditën e nesërme, më 8 dhjetor, në festën e pluralizmit dhe në festën e lirisë", duke shtuar se "pjesëmarrja masive dëshmon kredon tonë finale të pranimit politik dhe qytetar për të sendërtuar pjesëmarrjen në familjen e madhe europiane".
Ahmetaj theksoi se "Lëvizja Studentore '90 e renditi për herë të parë në historinë e saj Shqioërinë në sinkron me lëvizjet politike të Europës Juglindore për liri dhe demokraci”.
Por, sipas tij, "konstatojmë me keqardhje se sa herë që dyert e Europës hapen për Shqipërinë, ativizmat e së majtës kriminale përpiqen t’i mbyllin këto dyer në emër të një pushteti të pavotuar dhe të marrë me dhunë", prandaj theksoi ai "edhe njëherë ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar ditën e demokracisë në vend, që i riktheu shqiptarëve lirinë e grabitur dhunshëm prej gati gjysëm shekulli”.
8 Dhjetori është shpallur dita kombëtare e rinisë, e cila përkujton protestat e Lëvizjes Studentore të vitit '90, që shënuan edhe rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe ardhjen e demokracisë
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike gjihashtu qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet partiake, që në 8 dhjetor, ditën e Rinisë dhe Pluralizimit, të festojnë së bashku në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)