Vidhet cirku italian “Embel-Riva” në Durrës
07/12/2009 Minorenët u shkëputën energjinë
DURRES- Dy ditë pasi artistët e cirkut italian “Embel-Riva” nga Italia kanë ngritur çadrën dhe kapanonet e tyre janë detyruar të kalojnë për disa orë në errësirë. Cirku është vendosur në fushën bri stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, përballë shkollës së mesme “Naim Frashëri”, ndërsa një ditë më parë dy të rinj i kanë prerë kabullin e dritave. 15-vjeçari Florio S. dhe Rudi B. 17 vjeç janë arrestuar në të gdhirë pasi dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së një sasie kablli 3-fazorësh në gjatësi 35 m. së bashku më kabllin ata akuzohet edhe për vjedhjen e një prozhektori në vlerën 700 euro, ndërkohë që cirku italian ka mundur të rilidhë energjinë në mëngjesin e djeshëm. Vjedhja dyshohet të jetë bërë rreth orës 02.00, kohë që ata pasi kanë prerë dritat janë përpjekur të ikin me nxitim. Patrulla e policisë ka qenë jo shumë larg tyre dhe sapo ka parë Sanjanin e Brasian teksa nxitonin me kabull në dorë i kanë shoqëruar në polici. Cirku italian i vendosur në aneksin e stadiumit të vetëm të Durrësit ka edhe personelin e sigurisë si brenda dhe jashtë rezidencës së përkohshme, e cila është e gjithë e vendosur në rrethim. Por forcat e sigurisë dhe roja nuk kanë vërejtur vjedhjen. Policia ka thënë se prerja e kabullit është bërë me gërshërë të posaçme, por 3-fazorëshi ka vënë në rrezik edhe jetën e të rinjve. Thuajse në të njëjtën kohë, rreth orës 03.20 të së njëjtës natë në Fushë-Krujë shtetasi N. K 14 vjeç dyshohet të ketë vjedhur kabullin e linjës telefonike të Albtelekomit dhe disa fibra optike në dy puseta metalike.