Argjentina mban Batistën

Argjentina ka vendosur të mbajë Sergio Batistën si elektor, pavarësisht eliminimit të hershëm nga Copa America. 14 herë kampioni u mposht në çerekfinale nga Uruguai pas penalltive.
Por, Humberto Grondona, drejtor në Federatën e Futbollit të Argjentinës (AFA) dhe biri i presidentit të AFA-s, Julio Grondona ka thënë se Batista do të mbetet në detyrë.
“Nuk do të ketë ndryshime të hershme, ne kurrë nuk kemi menduar për atë opsion”, tha Humberto Grondoan gjatë një interviste për Radio La Red.
Sipas tij, stafi teknik do të ketë kohë të mjaftueshme për të nxjerrë konkluzione nga dështimi në Copa dhe pritja për një titull nga 1993.
“E ardhmja është para nesh, kualifikimet (për Kampionatin botëror 2014)”, shtoi ai.
Batista u emërua zyrtarisht në detyrë gjashtë muaj më parë duke zëvendësuar Diego Maradonën, i cili u largua pas eliminimit në çerekfinale të Kampionatit botëror 2010 nga Gjermania.
Ndeshja e ardhshme e Argjentinës është një miqësore më 10 gusht, kundër Rumanisë në Bucharest. Në shtator, ata takohen me Venezuelën në një gala-ndeshje në Indi, e më pas me Nigerinë në Bangladesh, më 7 shtator.