E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Botërorit, Japonia synon edhe Olimpiadën

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 08:49

Kapitenia e Japonisë, Homare Sawa është zotuar se do të luftojë për medaljen e arë në Lojërat olimpike në Londër, vitin e ardhshëm, pas rikthimit të ekipit të saj në vendlindje ku u pritën si heronj pas triumfit të tyre historik në Kampionatin botëror të femrave.

“Është e natyrshme të kërkojmë më tepër”, tha Sawa gjatë një konference për shtyp në një hotel në Tokyo, derisa në qafë mbante medaljen e artë. Ekipi i Japonisë u kthye në aeroportin e kryeqytetit Narita të martën dhe u prit nga rreth 400 tifozë dhe 250 përfaqësues të medieve. Mesfushorja 32 vjeçe shtoi: “Me këtë medalje të artë para meje, ndjej se është synim imi i ardhshëm të fitoj edhe medaljen e artë olimpike”.

Japonia që përfundoi e katërta në Lojërat olimpike 2008 në Pekin, u kthye dy herë nga disavantazhi duke mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës 3-1 pas penalltive në finalen e Kampionatit botëror të femrave në Frankfurt, të dielën.

Ky ishte titulli i parë i një botërori në futboll për një shtet aziatik dhe ngriti shpirtrat në Japoni, që është duke u rikuperuar nga tërmeti the cunami i 11 marsit që la të vdekur ose të humbur 21 mijë njerëz. Kualifikimet e Azisë do të mbahen në Kinë në shtator dhe gjashtë shtete – Australia, Kina, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut dhe Tailanda – luftojnë për dy vende në Olimpiadë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›