E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta nuk mendon për pensionim

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 23:00

Qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka mohuar sugjerimet se ky mund të jetë sezoni i fundit në karrierën e tij.

Nesta më herët gjatë verës nënshkroi kontratë të re njëvjeçare me Rossonerët, marrëveshje të cilën shumëkush e konsideroi si të fundit pasi ai mbushi 35 vjet në mars. Por, Nesta nuk ka vendosur për pensionim.

“Synimi im është të pensionohem sa më vonë që është e mundshme dhe në mënyrën më të mirë”, tha veterani për Sky Sport Italia.

“Duhet të bëjmë hap pas hapi. Jemi duke stërvitur tash e një javë dhe njerëzit kanë filluar të flasin për të ardhmen. Do të vazhdoj të jap maksimumin, si gjithmonë. Jam në dispozicion të trajnerit dhe dua të jap kontributin tim në ekip”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›