E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina mund te falimentoje per here te dyte

Komente shokuese nga banka amerikane “Citigroup”. Argjentina rrezikon të falimentojë për herë të dytë pas 10 vjetesh. Kjo sipas hetimit të një gjykate amerikane ku thuhet se vendi duhet të paguaj interesat e bonove të lidhura me falimentimin e mëparshëm  brenda momentit që do të kryej pagesat e të ashtuquajturave bono te rinovuara. Sipas agjencisë së lajme Bloomberg, gjykimi ështa bërë në fund të muajit shkurt  dhe sipas ekspertëve të borxheve për vendet emergjente  vendimi i fundit mbi Argjentinën  paraqet një rrezik  shumë të lartë  dhe nëse vendimi nuk hidhet poshtë nga një gjykatë apeli pagesat e bonove aktuale argjentinase  mund të jetë në rrezik. Por si është krijuar një situatë e tillë?. E gjitha ka nisur kur Argjentina deklaroi  falimentimin në dhjetorin e vitit 2001, një nga më të mëdhatë e historisë me një vlerë prej 100 miliardë dollarësh. Në atë kohë vendi kundërshtoi të negocionte me kreditorët dhe vendosi kushtet e saj. Në ristrukturimin e borxheve, Argjentina mundi të reduktonte borxhet e veta vetëm me 75%. Mes kreditorëve të ekonomisë ishte edhe fondi NML Capital, që në atë kohë  mbulonte bonot argjentinase  për një vlerë prej 170 milionë dollarësh. Fondi pranoi bonot  e vendosura nga qeveria  argjentinase në vitin 2005 dhe në 2010-ën por u paraqit në Gjykatë  duke kërkuar pagesën e interesave  mbi titujt qeveritarë që falimentuan. Pikërisht për rastin e NML Capital, gjykata amerikane ka analizuar se Fondi është dëmtuar  në mënyrë të vazhdueshme për shkak të shkeljeve në vijmësi nga ana e Argjentinës për detyrimet e saj. Për këtë gjykata e SHBA ka urdhëruar Argjentinën të paguaj detyrimet e saj, duke paguar interesat e bonove të mbuluara nga NML Capital.
Në një situatë të ngjashme ndodhet aktualisht Greqia, e cila duhet t’i bëjë mirë llogaritë jo vetëm për daljen nga kriza aktuale por edhe detyrimet që duhet të përmbush në të ardhmen. Për të mos pasur fatin e Argjentinës Greqia duhet që ditën e enjte të llogarisë pasojat dhe të mos realizojë një dështim të vetin si në stilin e Argjentinës por të bashkëpunojë me kreditorët privatë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›