E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carlos Slim njeriu me i pasur

Manjati meksikan, Carlos Slim është ai që kryeson listën  vjetore të “Forbes” për më të pasurit në botë. Revista vlerëson se Slim,  bisneset e të cilit lidhen me telekomunikacionin  ka një pasuri prej 69 mld $. Vendi i dytë në klasifikimin e “Forbes” mbahet nga themeluesi i Microsoft, Bill  Gates  me 61 mld dollarë dhe Warren Buffet me 44 mld dollarë.
Miliarderi 72 vjeçar qëndron në krye të listës së më të pasurve në mbarë botën për të tretin vit rradhazi. Në vendin e katërt dhe të pestë në listë janë dy evropianë, Bernard Arnault, kryetar dhe shef ekzekutiv i mallrave luksozë te grupi francez dhe Amancio Ortego, themeluesi spanjoll  i firmës spanjolle Zara. Arnault vlerësohet të ketë një pasuri prej  41mld dollarësh dhe Ortega 37.5 mld dollarë. Carlos Slim  u cilësua  si njeriu më i pasur në botë dhe nga një anketë e re e realizuar nga, “Bloomberg”. Slim kontrollon kompaninë “America Movil” të Meksikës, një prej kompanive më të mëdha të botës së telefonisë celulare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›