E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inflacioni, INSTAT: Në shkurt, 0.6%

Çmimet në muajin shkurt kanë pasur një rritje nga më të ulëtat që INSTAT ka dhënë së fundi. Nëse gjatë viteve të fundit, luhatja ka qenë nga 1 për qind e deri në mbi 4 për qind, për shkurtin inflacioni ka qenë vetëm 0.6 për qind. Përgjithësisht, për grupet që llogariten nga INSTAT për të nxjerrë indeksin, rritja ka qenë nën 1 për qind. Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë pësuar një rritje me 2.2 për qind, kurse gupet e tjera, si pijet alkoolike dhe duhani, këpucët dhe veshjet, qiraja, uji apo edhe transporti, kanë pasur një rritje të moderuar. Rekordin e rritjes, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, e mban grupi mallra dhe shërbime të ndryshme. Indeksi i grupit mallra dhe shërbime të ndryshme shënoi një rritje prej 6.1 përqindësh, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i dyfishimit të tarifave të sigurimit të automjeteve, vlerëson INSTAT.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›