E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Projekti Tirana nje qytet poliekonomik

Zgjatimi i Bulevardit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës ishte kryeçështja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në intervistën për “ABC News”. Nisur nga vetë momenti që ndodhet tashmë përjetësimi i këtij projekti kaq i rëndësishëm për Bashkinë e Tiranës, e që është pikërisht prezantimi nesër i projekteve nga 7 prej 20 studiove më të njohura në botë, kryetari Basha evidentoi vlerat e përfaqësuesve të këtyre firmave si dhe të vetë jurisë që do të përzgjedhë dhe fituesin. Sipas Bashës, zgjatimi i Bulevardit të Tiranës është një projekt gjigant për kryeqytetin, duke e kthyer atë një një qytet poliekonomik. Njëkohësisht, përmes këtij projekti Tiarna jo vetëm që do të transformohet nga ndryshimet pozitive, por nga ana tjetër do të jenë pikërisht banorët e kryeqytetit ato të cilët do të përfitojnë prej tij. Kjo pasi, sipas kryebashkiakut Basha, projekti do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, punësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Në këtë konkurs marrin pjesë firmat më prestigjoze në botë. Njëkohësisht, firma fituese do të përzgjidhet nga një juri profesionale. Dua të theksoj se këta njerëz nuk marin rrugën për një konkurs, por ne i kemi sjellë në qytetin tonë këto personalitete botërore intelektuale dhe për këtë ndjehem krenar dhe mbushëm me entuziazëm. Këta njerëz kanë ardhur këtu sepse kanë besimi tek ky qytet, askush prej tyre nuk do të vinte për shkak të dyfishimit të çmimit, jo. Arsyeja e vetme është besimi te qyteti”, vuri në dukje kryetari Basha.
Gjithashtu, në vijim të fjalës së tij, kryebashkiaku Basha vlerësoi si mjaft të rëndësishëm vetë pozicionin e Tiranës metropol e vendosur në zemër të Ballkanit, gjë e cila ka tërhequr këto firma prestigjioze, pasi sipas tij, kryeqyteti ynë ka potenciale të mëdha zhvillimi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›