Tallja e suedezëve: Me Shqipërinë u argëtuam
LUBJANE- Me Shqipërinë u argëtuam! Ka qenë kjo deklarata e bërë nga futbollistët suedezë pas fitores së bujshme 4-1 ditën e mërkurë. Ishte sfida e fundit për trajnerin Lars Lagerbak, por edhe për disa lojtarë të tjerë që vështirë se do të thirren më në ekipin përfaqësues. “Ishte një ndeshje gallatë, - tha mesfushori Anders Svenson. – Ishte ndeshja ime numër 100 me fanelën e kombëtares dhe u mundova ta shijoja. Goli ishte një falënderim i bukur për mua”, deklaroi më tej ai.(BalkanWeb)