Argjentina nje nga superfuqite me te medha te historise se futbollit
Nuk dihet pse nuk ka arritur të përjetojë të gjithë potencialin shpërthyer që ka pasur prej një shekulli apo më shumë. Argjentina e futbollit është një nga zonjat më të mëdha që ka pasur dhe ka krejt rruzulli, me yje vezullues që mund të pretendojë vetëm Brazili se mund t’i afrohet.
Nuk janë vetëm dy titujt botërorë të fituar vërtet vonë, më 1978 e 1986, as 6 kupat e botës për 20-vjeçarët që tregojnë të plotë një histori të lavdishme dhe shumë jetëgjatë. Që nga viti 1868 kur futbolli zuri rrënjë në Buenos Aires dhe që nga viti 1891 kur filloi liga e futbollit, vazhdimisht kampionët e mëdhenj kanë shuar etjen me ujin e bekuar që i ka bërë të pavdekshëm.
Më 1930 një brez i madh me në krye Gijermo Stabilen arriti deri një hap nga mrekullia, në finalen e kupës së botës në Uruguaj, ku u mundën vetëm nga skuadra vendase, me rezultatin 4-2, ndërsa Stabile ishte shënuesi më i mirë i atij kampionati me 8 gola.
Italia, kampione bote më 1934 kishte në gjirin e skuadrës së saj të artë disa argjentinas, që mbiquheshin “oriundë”, Orsin, Guaitën, Montin, të gjithë me origjinë italiane.
Njerëzit nuk e dinë se në periudhën kur Europa sapo po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore, në Argjentinë ekzistonin superyje si Pedernera, Labruna, Moreno apo Pontoni, ndërsa pas tyre erdhi një legjendë si Alfredo Di Stefano, njeriu që mbahet si më i madh se Pele apo se Maradona nga ata që patën fatin ta jetonin atë epokë. Di Stefano ishte ylli i padiskutueshëm i Realit të Madridit, 5 herë kampion i Europës në vitet 1956-1960.
U desh të kalonin gati 20 vjet, të vinte ai vit i falur nga Zoti për argjentinasit, viti 1978, që ëndrra e madhe të realizohej dhe përfaqësuesja me ngjyrën e qiellit të ngjitej në majë të botës.
Trajneri Menoti pati në fushë kampionë si Kempes, Pasarela, Filiol, Ardiles apo Luke, ndërsa një djalosh 17-vjeçar, i quajtur Diego Armando Maradona mbeti në shtëpi mes lotëve, i refuzuar pasi ishte krejt i njohur dhe i tepërt mes gjigandëve të asaj Argjentine.
Por 8 vjet më pas, ky njeri do të kthehej në një perëndi dhe jo vetëm në Argjentinë. Mrekullitë e tij ishin të tilla që mahnitën një botë të tërë, një kombinim mes dlirësisë së një ëngjëlli dhe aftësisë manipuluese të një djalli.
Argjentina doli kampione e botës më 1986, por ndryshe nga 8 vjet më parë, ai ishte një titull i fituar thuajse nga një lojtar i vetëm, nga një njeri me tre emra që nuk do të harrohen kurrë nga futbolli dhe krejt njerëzimi: Diego Armando Maradona. Një djall kur shënoi me dorë (siç besohet gjerësisht) ndaj Anglisë, por një ëngjëll kur krijoi kryeveprën e golit më të bukur të të gjitha kohëve po ndaj Anglisë, duke dribluar këdo që gjeti përpara.
Pas tij erdhën shumë, por askush nuk e kishte as klasin, as karizmën dhe as joshjen e Diegos. Askush, megjithë ekseset e tmerrshme të jetës së tij. Argjentina sërish prodhoi. Kanixhia ishte një yll, Batistuta një tjetër legjendë e madhe, Veron, Rikelme, Redondo, Ajala, Aimar, Zaneti, Tevez.
Por duhej të vinte pasardhësi, profeti i radhës, që kombi argjentinas të merrte frymë thellë, i qetësuar. Ndonëse botërore nuk është fituar ende. Pavarësisht kësaj. Ai komb krenar, 90 për qind e të cilit është i lidhur me futbollit, ka diçka me të cilën mund të krehohet pa asnjë lëkundje në sy të botës: Lojtarin Më Të Mirë të Botës, Lionel Mesin.
Një profet shtatkurtër, 1 metër e 69 centimetra, vetëm 3 centimetra më i gjatë se Maradona dhe që me plot gojën mund të pretendojë të shfronësojë ata që pretendojnë se kanë me tapi institucionin e më të mirit që ka parë ndonjëherë kjo lojë: Di Stefanon, Pelen e Maradonën. Jo më kot 3 ndër këta 4 Zota janë nga Argjentina.
Kjo është skuadra që pranoi të ndeshej me Shqipërinë në një miqësore futbolli.