E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obinna, në Lokomotiv Moska

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 17:43

Sulmuesi nigerian, Victor Obinna i është bashkuar klubit rus Lokomotiv Moska në kontratë katërvjeçare.

“Obinna ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Lokomotivin dhe ka kryer testet mjekësore në Moskë”, tha menaxheri i tij në Nigeri, Tony Adele.

Sulmuesi 24 vjeç ka kaluar në Rusi si futbollist i lirë, pasi Inter nuk e shfrytëzoi dëmshpërblimin në kontratën e tij, që do ta mbante atë në San Siro.

Obinna sezonin e kaluar ishte i huazuar nga Inter në West Ham, që ra nga Premierliga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›