E Shtunë, 31 Tetor 2026

MERKATO - EUROP

Aleksis Sançez mund të konsiderohet si futbollist i Barcelonës. Nga Kili ka ardhur lajmi sipas të cilit sulmuesi i Udinezes do të udhëtojë për në Katalonjë të martën në mëngjes dhe do të firmosë kontratën e re, pasi të ketë kaluar vizitat mjeksore. Sançez i ka marrë leje trajnerit Borgi dhe do të largohet nga pika e grumbullimit të kombëtares kiliane, që po përgatitet për Kupën e Amerikës.

Sipas shtypi amerikano-latin, Sançez ka telefonuar shtëpinë e tij dhe i ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes. Barcelona do të paguajë 28 milionë euro kesh, plus bonuset e ndryshme të merkatos. Në këtë mënyrë, klubi “blaugrana” ka zgjedhur Viktor Sançezin para alternativës së Xhiuzepe Rosit, i cili mesa duket do të qëndrojë një tjetër sezon te Vilareal. “Nëndetësja” kërkonte 30 milionë për sulmuesin italian, por trajneri Guardiola dhe lejen që kjo shifër të shpenzohej për Sançezin.

Ndërkohë, nga Italia vjen lajmi se Milani dhe Napoli po punojnë me drita të fikura për arritjen e një marrëveshje madhore. Kuqezinjtë duan të marrin me çdo kusht Marek Hamshik dhe për të arritur te sllovaku janë gati të sakrifikojnë Antonio Kasanon. Jo vetëm kaq, krahas kalimit të Kasanos te Napoli, drejtuesit e Milanit do ta ndihmojë klubin e presidentit De Laurentis, që të arrijë te talenti i ri Lamela.

Me blerjen e Hamshikut, Milani do të realizonte objektivin kryesor të merkatos, ndërsa kushërinjtë e Interit janë ene në kërkim të një trajneri. “Kam një favorit në mendje, por për momentin mund të them se Vilas Boas dhe Mihajloviç nuk do të vijnë,” – tha presidenti zikaltër, Masimo Morati. Duket se Kapelo, Ranieri dhe Hidink janë alternativat e mbetura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›