E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Gurma në Reggiana

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 16:40

Reggiana po tregohet aktive në afatin kalimtar të verës. Klubi nga Lega Pro (Liga e tretë italiane) e ka transferuar futbollistin shqiptar Mario Gurma.

Sulmuesi 19 vjeç vjen nga ekipi grek Panaitolikos, ku i kaloi dy sezonet e fundit. Më parë, Gurma, i cili e posedon edhe pasaportën greke, ishte pjesë e ekipit tjetër grek Levadiakos.

Gurma i shtohet numrit të madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në futbollin italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›