Ujfalusi, drejt Galatasarayt

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 15:42
Galatasaray ka filluar bisedimet me mbrojtësin e Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi rreth mundësisë së transferimit të tij, ka konfirmuar klubi turk.
33 vjeçari Ujfalusi kaloi tre sezonet e fundit në Atletico, ndërsa më herët ka luajtur për Fiorentinën, Hamburgun dhe Sigma Olomoucin.
“Kemi filluar bisedimet me Ujfalusin, ndërsa do të njoftojmë për zhvillimet e mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Galatasarayt.
Gjiganti nga Stambolli është 17 herë kampion i Turqisë.