E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina u stervit per here te fundit para debutimit ne Kupen e Amerikes

Një Argjentinë e mbushur me besim ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara se të marrë pjesë në Kupën e Amerikës, ku konsiderohet si favorite, e ndihmuar edhe nga faktori fushë. Argjentina nuk e fiton trofeun kontinental që nga viti 1993 dhe ka humbur në dy finalet e fundit të luajtura ndaj Brazilit.

Një nga punët më të vështira që ka trajneri Serxhio Batista, është të nxjerrë maksimumin nga Lionel Mesi, ndryshe nga çka ndodhur në të kaluarën, kur “pleshti” ka shkëlqyer me Barcelonën dhe ka zhgënjyer me kombëtaren. Batista pranoi se kishte vendosur ta aktivizonte Mesin, përkrah Tevezit dhe Lavecit. Ky I fundit deklaroi

“Ne e dimë që jemi favoritë, jemi të vetëdijshëm për këtë. Do të provojmë ta shtojmë besimin ndeshje pas ndeshje, dhe në këtë mënyrë mund të zhvillojmë një turne të shkëlqyer.”

Argjentina synon të fitojë me çdo kusht një ture madhor, pasi në dy dekadat e fundit mund të krenohet vetëm me medaljen e artë të fituar në Pekin 2008. Disa nga lojtarët që kanë marrë pjesë në atë veprimtari, janë pjesë e kombëtares së stome, që synon të fitojë për herë të 15-të Kupën e Amerikës. Rivali për t’u mundur është Argjentina, teksa çelestët do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Bolivisë në La Plate. Sulmuesi Laveci deklaroi:

“Unë mendoj se gjithsecili nga na ne e di rendësinë e kësaj ndeshje. Eshtë shumë e rendësishme ta nisim me këmbët e parë, sepse fitorja në ndeshjen e parë të veprimtarive të tilla është shumë e rendësishme për finalen. Sfida me Bolivinë është po aq e rendësishme sa finalja,”

Kolumbia dhe Kosta Rika do të jetë rivalët e tjerë të Argjentinës në grupin A. Kupa e Amerikës, që nis në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mbyllet me 24 korrik me finalen në stadiumin monumental.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›