E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dua tituj me Realin

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 15:09

Emmanuel Adebayor dëshiron të mbetet në Real Madrid, pavarësisht ofertave nga Blackburn dhe Zenit St Petersburg. Sulmuesi i Manchester Cityt ishte huazuar në Real sezonin e kaluar, por gjiganti madrilen nuk ka treguar gatishmëri të paguajë 14 milionë funte për qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.

Ndërsa, 27 vjeçari dëshiron të mbetet në Real. “Dua të mbetem në Real. Nuk do të shkoj në Blackburn ose Zenit. Dua të fitoj tituj me Realin. Nuk dua të luftoj për mbijetesë ose mesin e tabelës”, tha Adebayor për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›