Hamsik nuk shkon në Milan

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 15:13
Milan nuk do të paraqesë ofertë të “parefuzueshme” për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik, ka njoftuar nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani.
Reprezentuesi sllovak spekulohet me transferim në San Siro gjatë këtij afati kalimtar të verës, ndërsa Napoli ka paralajmëruar se do të konsiderojë shitjen e tij vetëm nëse merr një ofertë të “parefuzueshme.
“Ekziston zero për qind e mundësisë që Milan të paraqesë ofertë të parefuzueshme për Hamsikun”, tha Galliani për Gazzetta dello Sport.