Pato, Ronaldo i ri

Selektori i Brazilit, Mano Menezes, beson se Alexandre Pato ka potencial të bëhet si legjenda e Saleçaos, Ronaldo. Sulmuesi i Milanit është në ekipin e Menezesit për Copa America dhe tani ka marrë përkrahje të fuqishme për t’u paraqitur mirë në garën që fillon sonte në Argjentinë.
“Tifozët gjithmonë presin të shohin dikë që zëvendëson idhujt e tyre të kaluar dhe tani duan që Pato të bëhet Ronaldo ose Romario i ri”, tha Menezes për të përditshmen italiane La Repubblica.
“Kërkoj durim sepse ndiej se Pato ka të gjitha karakteristikat për të zënë vendin e Ronaldos. Njerëzit gjithmonë flasin për Neymarin, por Pato ka kualitete të bëhet futbollisti të cilin të gjithë duam ta shohim”, përfundoi ai. Brazili fillon fushatën e tij në Copa America më 3 korrik kundër Venezuelës.