E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poli kushton 10 milionë euro

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 16:00

Mesfushori i Sampdorias, Andrea Poli kushton 10 milionë euro, ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit, Pasquale Sensibile.

21 vjeçari kërkohet nga Inter dhe trajneri i ri Gian Piero Gasperini e do mesfushorin në Giuseppe Meaza. Por, Nerazzurrët ende nuk kanë paraqitur një ofertë për Polin.

“Poli vlen 10 milionë euro. Do të ishte e padrejtë t’ia mohojmë rikthimin në Serie A, por nevojitet një ofertë serioze. Ai është futbollist me potencial të madh, por që edhe mund të mbetet në Sampdoria për t’i ndihmuar ekipit të kthehet atje ku e kemi vendin”, tha Sensibile për SportItalia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›