Sharapova-Kvitova do te jete finalja e Uimbelldonit ne tenis per femra
Maria Sharapova kundër Petra Kvitovës, kjo do të jetë finalja për femra në “Uimbëlldon”, një nga turnetë më të rendësishëm në tenisin botëror. Sharapova fitoi në dy sete gjysmëfinalen ndaj gjerman Sabine Lisiçki, që kishte qenë supriza e kësaj veprimtarie.
Bukuroshja nga Siberia ia goli mbanë me rezultatin 6-4 dhe 6-3, kësisoj do të ndeshet në finale me çeken Petra Kvitova, që nga ana e saj eliminoi bjellorusen Viktoria Azaranka. Gjysmëfinalja nisi në malore për Sharapovën, që e gjeti veten në disavantazh 0-3 gjatë setit të parë.
Por Maria përmirësoi ndjeshëm lojën e saj dhe pasi fitoi 6-4 setin e parë e nisi setin e dytë me avantazhin 3-0. Në atë moment, Lisiçki, që u bë gjermania e parë që nga viti 1999 që merr pjesë në gjysmëfinalet e një “Grand Slemi” tentoi një lloj reagimi. Por ishte e pamundur të mposhte Sharapovën.
E dashura e shahistit të mirënjohur Sasha Vujaçiç, do të luaj për herë të dytë në finalen e Uimbëlldonit, pas asaj të fituar në 2004-n.
Në të kaluarën, Sharapova është ndeshet vetëm një herë me kundërshtaren e radhës Kvitova. Rusja fitoi 6-4 dhe 6-3 në Memfis, në shkurt të 2010-s.