Argjentine-Brazil pa yjet
Dy rivalët e mëdhenj sërish do të përplasin brirët. Argjentina dhe Brazili ndeshen në një miqësore në stadiumin “Bombonera” të Boka Juniorsit dhe për masën e madhe të tifozëve bardhekaltër bëhet fjalë për diçka tepër interesante, edhe pse yjet nga Europa nuk do të vijnë. Të dyja përfaqësueset do të përbëhen nga futbollistë të ligave lokale.
Sfidohen dy stile të ndryshëm, të dy të mbushur me teknikë tepër të lartë, por me më shumë shpejtësi nga argjentinasit dhe më shumë qarkullim topi nga brazilianët.
Trajneri Menezes nuk e quan këtë ndeshje një miqësore, por si një turne me dy takime, pasi Brazili e fitoi 2-1 takimin e luajtur në shtator në Guajana.
“Padyshim ne jemi të qartë për skuadrën që duhet të ketë Brazili, - u shpreh ai, - dhe disa lojtarë janë thirrur sepse luajnë në kampionatin kombëtar. Veçse, unë nuk e shoh ndeshjen si miqësore, por si turne me dy takime, me ndeshjen e parë që u fitua nga ne”.
Mesi, Aguero apo Kaka nuk janë thirrur, por ndriçimi i madh do të jetë prania e Nejmarit, yllit të Santosit që do të luajë në radhët e Brazilit
“Në një ndeshje mes Brazilit dhe Argjentinës mendoj se miqësia lihet pas derës dhe në fushë ne ndeshemi si të jetë një finale e Kupës së Botës, - thotë Nejmar, - është diçka e madhe që luajmë ndaj Argjentinës dhe mbrojmë ngjyrat tona kombëtare”.
Brazili po bëhet gati për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe duhet të largojë dyshimet që janë ngritur gjatë 2 viteve të fundit.