Ukraina kërkon Redknappin

Ukraina kërkon që ish menaxheri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Ukrainës (FFU) u takuan të martën për të diskutuar emërimin e Redknappit si pasardhës të Oleg Blokhinit, i cili u largua në drejtim të Dynamo Kievit.
Zyrtari i FFU-së, Mikhail Fomenko tha se Redknapp është zëvendësim ideal. “Ai ka shumë përvojë, dhe di si të motivojë futbollistët. Ai është ekspert i futbollit dhe një prej trajnerëve më të mirë anglezë”, deklaroi Fomenko.