Zarate braktis Lazion në janar

Mauro Zarate do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.
Zarate është futbollisti më i paguar në klubin romak, me 2.1 milionë euro në stinor, por nuk është duke zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Vladimir Petkovic. 25 vjeçari u rikthye në Lazio gjatë verës pas një periudhë të huazimit në Inter, por zhvilloi vetëm një ndeshje në Serie A këtë edicion.
Genoa dhe Palermo kanë shprehur interesim për transferimin e tij, por së fundmi thuhet se Zarate kërkohet edhe nga Malaga, Spartak Moska dhe CSKA Moska.