Milani, ofertë për Pastoren

Versioni francez i portalit Goal.com ka njoftuar të mërkurën se Milan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar të Paris Saint-Germain, Javier Pastore pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Pastore thuhet se është duke kaluar një periudhë të vështirë në Parc des Princes dhe drejtuesit e Milanit synojnë të shfrytëzojnë situatën duke bërë përpjekje për transferimin e tij në San Siro.
Sipas Goal.com, Rossonerët planifikojnë të ofrojnë 20 milionë euro si dhe mbrojtësin e djathtë Ignazio Abate, futbollist i cili në muajt e fundit është spekuluar me kalim te PSG.