Argjentine-Shqiperi gati formacionet
Të dy trajnerët duket se e kanë ndarë mendjen, ndonëse do t’ia lejojnë vetes edhe ndonjë ndryshim të minutave të fundit. Josip Kuzhe ka vendosur që Shqipëria që do të dalë në fushë sonte përballë Argjentinës, në orën 23:10, të jetë me pak “erë legjionarësh” dhe me shumë lojtarë nga superliga.
Ndërsa në portë do të jetë Beqaj, në mbrojtje është menduar Arapi në vend të Veliut, për të luajtur në krah të Vrapit, pra një dyshe e Skënderbeut, ndërsa në krahë do të jenë titullari normal Vangjeli, dhe lojtari standard i përfaqësueses, Andi Lila ende i Tiranës.
Para tyre do të jetë Ervin Bulku i Hajdukut dhe titullar i kombëtares, por edhe ish-kapiteni i Dinamos, sot lojtar i Skënderbeut, Igli Allmuça. Një treshe fantazie do të përpiqet t’i japë jetë lojës kuqezi dhe këta do të jenë Hyka, Bakaj e Muzaka, ndër të cilët luajnë ende në Superligë, ndërsa Bakaj ka vetëm 5 muaj që është larguar për tek Dinamo e Bukureshtit.
Në sulm do të jetë vetëm Kapllani.
Argjentina ka vetëm pak ndryshime nga ajo që mendohej. Për sulmin, është lënë në stol Karlos Tevez dhe në krah të Lionel Mesit do të luajnë Ezekiel Laveci dhe Angel Di Maria. Trajneri Batista e mendon Tevezin si lojtar-kyç për Kupën e Amerikës, por siç duket nuk ka dëshirë t’i bëjë hije “Madhërisë së tij”, Mesit, ndërsa kapitenin e Mançester Sitit mund ta hedhë në fushë më vonë.
Mesfushori i Interit, Esteban Kambiaso është rikuperuar nga dëmtimi, por do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa në mbrojtje janë emra të tillë si Zaneti, Burdiso, Gabriel Milito e Roho.