Argjentinë-Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut të kokainës
Shpeshherë është mësuar se
droga në Shqipëri mbërrinte
nga Turqia, Greqia, Maqedonia,
Mali i Zi, si dhe nga disa
vende perëndimore. Por gati inekzistente
kanë qenë rastet e trafikimit
nga kontinenti i Amerikës Jugore.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka
zbuluar katër dërgesa me kokainë
në Shqipëri që kishin si pikënisje
Argjentinën. Kokaina, sipas hetimeve,
paketohej në Kolumbi,
transferohej në rrugë detare në
Argjentinë, kalonte transit në Gjermani
dhe më pas në rrugë postare
mbërrinte në Shqipëri, ku dyshohet
se edhe shpërndahej ose rishitej
në Itali apo Greqi. Nën akuzën
e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim
janë vënë dy persona,
Eduart Smajli dhe Egland Muka.
Operacioni
Nën dyshimin se nga Argjentina
po trafikohej drogë në Shqipëri,
policia është mobilizuar për të shkatërruar
grupin kriminal. Operacioni
u "pagëzua" me një emër latin
"Hasta la Vista", i cili zbuloi pakon
me kokainë. Policia në bashkëpunim
me prokurorinë, postën
dhe policinë gjermane arrestuan
dy persona, të cilët ishin pritësit e
një pakoje brenda së cilës gjendej
560 gramë kokainë. Ndalimi u realizua
në datën 26 tetor të vitit të
kaluar ku Egland Muka, 39 vjeç, lindur
dhe banues në Tiranë dhe Eduart
Smajli, 41 vjeç, lindur dhe banues
në Durrës i dënuar më parë për
të njëjtën veprimtari në Itali, janë
arrestuar pasi dyshohen se kanë
konsumuar veprën penale të
"trafikimit të lëndëve narkotike".
Në atë kohë dyshohej se lënda
narkotike është nisur në rrugë
postare nga Argjentina me destinacion
Tiranën. Muka dhe Smajli ishin
pranë postës për të tërhequr pakon,
brenda të cilës ishte fshehur
lënda narkotike prej 560 gramë e
ndarë në katër pako. Burimet policore
thanë se policia kishte siguruar
informacione për pakon me
drogë që ishte nisur nga Argjentina
duke zbuluar dhe pritësit. Forcat
e policisë kanë pritur në postë
mbërritjen e pakos duke kapur në
flagrancë dhe dy personat të cilët
ishin paraqitur për ta tërhequr atë.
Në cilësinë e provës materiale dy
të arrestuarve iu sekuestrua sasia
prej 560 gramë lënde e dyshuar
narkotike e llojit kokainë, një mjet
"Mercedes Benz" seria ML, me targa
amerikane.
Prokuroria
Më datë 19 tetor 2008, prokuroria
për Krime të Rënda regjistroi
procedimin penal numër 78 të vitit
2008, për veprën penale të
trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim,
në bazë të materialeve të
referuara nga Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit. Më datë
26 tetor 2008 janë arrestuar në flagrancë
të pandehurit Egland Muka
dhe Eduart Smajli, të cilët me ndihmën
e shtetasit Ermir Huqi që
punonte në postën qendrore,
morën pakon postare EMS që kishte
më shumë se 500 gramë kokainë
e ardhur nga Buenos Aires,
Argjentinë, për shtetasin Vladimir
Mema, rr. "Maliq Muka", p.11, ap.6,
Tiranë, Albania. Sipas hetimeve të
Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
adresa e shtetasit Vladimir nuk
ekzistonte. Të pandehurit në
harkun kohor prej 8 muajsh dyshohet
se kanë marrë edhe katër
pako të tjera nga Buenos Aires me
lëndë narkotike.
droga në Shqipëri mbërrinte
nga Turqia, Greqia, Maqedonia,
Mali i Zi, si dhe nga disa
vende perëndimore. Por gati inekzistente
kanë qenë rastet e trafikimit
nga kontinenti i Amerikës Jugore.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka
zbuluar katër dërgesa me kokainë
në Shqipëri që kishin si pikënisje
Argjentinën. Kokaina, sipas hetimeve,
paketohej në Kolumbi,
transferohej në rrugë detare në
Argjentinë, kalonte transit në Gjermani
dhe më pas në rrugë postare
mbërrinte në Shqipëri, ku dyshohet
se edhe shpërndahej ose rishitej
në Itali apo Greqi. Nën akuzën
e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim
janë vënë dy persona,
Eduart Smajli dhe Egland Muka.
Operacioni
Nën dyshimin se nga Argjentina
po trafikohej drogë në Shqipëri,
policia është mobilizuar për të shkatërruar
grupin kriminal. Operacioni
u "pagëzua" me një emër latin
"Hasta la Vista", i cili zbuloi pakon
me kokainë. Policia në bashkëpunim
me prokurorinë, postën
dhe policinë gjermane arrestuan
dy persona, të cilët ishin pritësit e
një pakoje brenda së cilës gjendej
560 gramë kokainë. Ndalimi u realizua
në datën 26 tetor të vitit të
kaluar ku Egland Muka, 39 vjeç, lindur
dhe banues në Tiranë dhe Eduart
Smajli, 41 vjeç, lindur dhe banues
në Durrës i dënuar më parë për
të njëjtën veprimtari në Itali, janë
arrestuar pasi dyshohen se kanë
konsumuar veprën penale të
"trafikimit të lëndëve narkotike".
Në atë kohë dyshohej se lënda
narkotike është nisur në rrugë
postare nga Argjentina me destinacion
Tiranën. Muka dhe Smajli ishin
pranë postës për të tërhequr pakon,
brenda të cilës ishte fshehur
lënda narkotike prej 560 gramë e
ndarë në katër pako. Burimet policore
thanë se policia kishte siguruar
informacione për pakon me
drogë që ishte nisur nga Argjentina
duke zbuluar dhe pritësit. Forcat
e policisë kanë pritur në postë
mbërritjen e pakos duke kapur në
flagrancë dhe dy personat të cilët
ishin paraqitur për ta tërhequr atë.
Në cilësinë e provës materiale dy
të arrestuarve iu sekuestrua sasia
prej 560 gramë lënde e dyshuar
narkotike e llojit kokainë, një mjet
"Mercedes Benz" seria ML, me targa
amerikane.
Prokuroria
Më datë 19 tetor 2008, prokuroria
për Krime të Rënda regjistroi
procedimin penal numër 78 të vitit
2008, për veprën penale të
trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim,
në bazë të materialeve të
referuara nga Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit. Më datë
26 tetor 2008 janë arrestuar në flagrancë
të pandehurit Egland Muka
dhe Eduart Smajli, të cilët me ndihmën
e shtetasit Ermir Huqi që
punonte në postën qendrore,
morën pakon postare EMS që kishte
më shumë se 500 gramë kokainë
e ardhur nga Buenos Aires,
Argjentinë, për shtetasin Vladimir
Mema, rr. "Maliq Muka", p.11, ap.6,
Tiranë, Albania. Sipas hetimeve të
Prokurorisë së Krimeve të Rënda,
adresa e shtetasit Vladimir nuk
ekzistonte. Të pandehurit në
harkun kohor prej 8 muajsh dyshohet
se kanë marrë edhe katër
pako të tjera nga Buenos Aires me
lëndë narkotike.