I dënuari kapet me 10 gramë hashash
Një i dënuar, tashmë do të presë një tjetër vendim penal, pasi
është kapur me drogë brenda ambienteve të Burgut 327
në Vaqar të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë
që burimet thanë se ai po kthehej nga leja për Vit të Ri. Burimet
zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se ai është zbuluar
nga gardianët e burgut, ndërkohë që çështja i ka kaluar seksionit
të luftës kundër drogës. Sipas informacioneve zyrtare, në
orën 09.10 të së dielës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet
e Burgut 327, në Vaqar, shtetasit të dënuar, Tomor Hamit
Balliu, 18 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë të Vjetër, i janë gjetur
10 gramë lëndë narkotike, kanabis. Sipas policisë, adoleshenti
është dënuar me 12 vjet burg për veprën penale të grabitjes
me armë. Specialistët e antidrogës thanë se droga iu gjet në trup,
dhe ishte fshehur në një qese të tejdukshme farmacie, ku brenda
së cilës kishte 10 gramë me gjithë ambalazh. Policia tha se u
kryen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë
prokurorisë, për veprën penale të "mbajtjes dhe shitjes së
lëndëve narkotikëve".