E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtatzëna shqiptare ul me urgjencë avionin në Zagreb

Një grua shqiptare shtatzënë ka detyruar një avion
të bëjë ulje emergjente në Kroaci. Gjatë udhëtimit
për në Itali, ajo ka shfaqur komplikacione, duke detyruar
avionin që të kërkojë ulje të detyrueshme. Ngjarja ka
ndodhur tri ditë më parë, por dje është raportuar nga
mediat kroate, të cilat citojnë se avioni kërkoi ulje të
detyrueshme në Zagreb. Pikërisht ditën e shtunë, në
aeroportin e Zagrebit, ka mbërritur emergjenca e avionit,
i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Triestes së Italisë.
Drejtuesit e avionit janë lidhur në radio me aeroportin
dhe kanë kërkuar të ulen për shkak të një grua shtatzënë.
Sipas informacioneve të gazetës kroate "Jutarni
List", vajza shqiptare, e cila mësohet se është 20
vjeçe, ka shfaqur komplikacione dhe ka kërkuar ndihmën
e stjuardesave. Por, në pamundësi për t‘i ardhur
në ndihmë brenda bordit të avionit, kapiteni ka vendosur
që të ulet sa më shpejt të jetë e mundur të ulet në
Zagreb të Kroacisë. Pas kontakteve, avioni është ulur
në këtë aeroport, ndërkohë që një ambulancë priste
gruan shtatzënë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin
"Pedrovo", ku i është nënshtruar një kontrolli të
detajuar. Sipas gazetës "Jutarnji List", pas kontrollit në
spitalin "Petrovo", fatmirësisht gjendja shëndetësore
e saj paraqitet e mirë. Nga ana tjetër, mediat kroate
cituan se pas këtij problemi, avioni i linjës Shqipëri-
Itali ka rinisur fluturimin e tij me mbi 100 pasagjerët e
tjerë, që ka vijuar normalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›