E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga oficerit të Gardës, tentoi të korruptonte komandantin Prendi

Arrestohet një oficer i Gardës
së Republikës, ish-zyrtar i
Ministrisë së Brendshme,
pasi tentoi të korruptonte komandantin
e tij, me qëllim për ta ngritur
në gradë. Ngjarja ka ndodhur
që në vitin 2007, ndërkohë që
vetëm dje, policia ka mundur të
vendosë në pranga Naim Shimën,
44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë, ai është dënuar
nga gjykata me gjashtë muaj
burg dhe 300 mijë lekë gjobë. Sipas
të dhënave hetimore, Shima,
që prej vitit 1991 ka qenë punonjës
i Ministrisë së Brendshme dhe
që nga viti 1999 është transferuar
me detyra të ndryshme pranë
Gardës së Republikës si nënoficer
me gradën "Kapter i parë". Pas përfundimit
edhe të studimeve të larta,
i pandehuri ka kërkuar që të titullohet
oficer, pikërisht pranë
Gardës së Republikës. Për këtë
qëllim, ai i është drejtuar komandantit
të Gardës me një kërkesë, e
cila është protokolluar në vitin
2006 dhe kërkesa i ka kaluar Ministrisë
së Brendshme, e cila kryen
gradimet dhe titullimet. Deri në
muajin tetor 2007, Shima nuk është
titulluar oficer. Në një situatë të
tillë, 44-vjeçari ka kërkuar të tako-
het me komandantin e Gardës,
Ndrea Prendi. Pas insistimit, më
datë 23 tetor 2007, rreth orës
15.30, Shima është pritur nga
Prendi, në zyrën e tij pa praninë e
asnjë personi tjetër. Qëllimi i
takimit ka qenë ndjekja e procedurave
për titullimin e tij. Të dy
kanë shkëmbyer vetëm disa fjali,
lidhur me problemin që Shima
kishte. Në këtë moment, Shima ka
nxjerrë nga xhepi i xhaketës një
zarf të hapur dhe ia ka drejtuar komandantit
Prendi, duke e lënë
mbi tavolinën që ndodhej në mes
të të dyve. Ndrea Prendi ka marrë
zarfin dhe ka numëruar eurot që
ndodheshin brenda tij, duke konstatuar
se ishin dy mijë euro të
prerjes 100-she. Prendi i është
drejtuar Shimës, duke i thënë në
formë pyetëse "Dymijë euro?" dhe
i pandehuri e ka pohuar këtë fakt.
Në situatën e krijuar, Ndrea Prendi,
me anë të telefonit i ka kërkuar
shefit të personelit të Gardës, Uzri
Allku, shefit të sektorit të analizave,
Miltiadh Olldashi, dhe
zv.komandantit të Gardës, Mehmet
Muçaj, që të paraqiteshin në
zyrën e tij. Pikërisht pas kësaj telefonate
dhe pa arritur personat e
përmendur, Naim Shima ka zgjatur
dorën për të marrë zarfin ku
ndodheshin eurot, duke thënë se
kishte e ngatërruar me zarfin ku
kërkonte të përsëriste kërkesën
për titullim. Kjo i është refuzuar
dhe pas mbërritjes së dëshmitarëve
të tjerë në zyrë, është njoftuar
Shërbimi i Kontrollit të
Brendshëm, i cili ka marrë masën
e përjashtimit të oficerit nga Garda
e Republikës. Më pas, çështja i
ka kaluar prokurorisë, ndërkohë
që gjykata, duke u nisur nga këto
fakte, e ka dënuar Shimën me
gjashtë muaj burg dhe 300 mijë
lekë gjobë. Ai është dënuar në mungesë,
ndërkohë që sektori i operacioneve
speciale, dje ka
mundësuar arrestimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›