E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, bomba kundër federatës

Kaos në Argjentinë. Federata e Futbollit në vendin amerikano-latin (AFA) vendosi të bllokojë kampionatin, për shkak të borxhit me vlerë 61.8 milionë euro. Të paktën 28 klube nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit, e kësaj i shtohet edhe fakti se një numër i madh futbollistësh kanë muaj që nuk marrin rrogat. Për më tepër, skuadrat nuk kanë gjetur akordin për të drejtat televizive, të cilat shiheshin si një burim që mund të "zbuste" krizën. Situata e krijuar bëri që federata të mos hapte "dritën jeshile" për Aperturan, e cila duhej të niste më 14 gusht. Presidenti i AFA-s, Grondona u shpreh: "Nëse situata nuk zhbllokohet, kampionati nuk mund të fillojë". Menjëherë pas këtij vendimi, në zyrat e federatës në Buenos Aires u grumbulluan disa tifozë "ultras", të cilët hodhën gurë dhe bomba prej letre. Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave të rendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›