Lipi: Italia, një mundësi në një miliard për të fituar Botërorin
Diçka do të ndryshojë, por Marçelo Lipi nuk ka planifikuar asnjë revolucion te Kombëtarja italiane në prag të Botërorit 2010. "Axurrët" do të zbresin në fushë kundër Zvicrës më 12 gusht, pas paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Konfederatave. Trajneri e ka hedhur pas shpine përvojën në Afrikën e Jugut, ku kampionët e botës në fuqi u eliminuan në fazën e grupeve pas humbjeve me Egjiptin dhe Brazilin. "Triumfi në Kupën e Botës nuk ma prishi gjumin, nuk shoh asnjë arsye se përse kjo duhej të ndryshonte pas humbjes së Kupës së Konfederatave", shpjegoi Lipi për "Sky". "I pranuam përgëzimet pas Botërorit në Gjermani, tashmë i mirëpresim edhe kritikat. Skuadra u paraqit dobët për shumë arsye: lojtarët nuk ishin në gjendjen optimale, forma sportive e tyre në përgjithësi linte shumë për të dëshiruar. Do të ishte bukur sikur të fitojë gjithmonë, por kjo është e pamundur".
Gjatë verës së ardhshme do të luhet aktiviteti më prestigjioz në botë për ekipet kombëtare. Italianët janë vetëm një hap larg kualifikimit për në fazën e grupeve, ku duhet të mbrojnë titullin e 2006-ës. Trajneri do t‘i besojë sërish grupit që triumfoi në Berlin. "Jam i bindur se, nëse kemi vetëm një mundësi në një miliard për të fituar sërish Botërorin, nuk do ta shpërdorojmë duke ‘braktisur‘ lojtarët me përvojë. Një tjetër triumf në këtë aktivitet nuk do të ishte i papritur: për mua personalisht do të ishte i shkëlqyer". Megjithatë, jo të gjithë "senatorët" mund të mendojnë se e kanë vendin të sigurt në përfaqësuese: "Nëse ndonjëri prej tyre nuk është në formën e kërkuar, natyrisht që nuk do të jetë pjesë e kontingjentit. Gjithsesi, pjesa më e madhe e ‘veteranëve‘ janë në planet e mia. Nuk mund të harroj kontributin e askujt: po punoj për të rinovuar skuadrën, duke pasur gjithmonë parasysh elementët e jashtëzakonshëm që fituan kupën. Jam i bindur që kjo është mënyra më e mirë për të vepruar, nuk po e bëj në shenjë mirënjohjeje". Risitë në Afrikën e Jugut nuk do të mungojnë. "Rinovimi i plotë i skuadrës mund të realizohet, por nuk do të ishte e drejtë të hiqnim dorë nga futbollistët që kanë shumë përvojë në takimet ndërkombëtare. Nuk mund të fitosh për dhjetë vjet radhazi. Spanja triumfoi në Europian pas 42 vjetësh".
Lipi ka folur edhe për sezonin e ri në Serinë A, duke theksuar se përveç Interit, kandidat serioz për titullin është edhe Juventusi. "Ferrara mund ta fitojë kampionatin: ai ka në dispozicion një skuadër shumë cilësore dhe gëzon mbështetje të plotë nga ky klub i madh. Çiro është i zgjuar, dinak dhe inteligjent dhe mund të marrë më të mirën nga lojtarët e tij", përfundoi tekniku.