Argjentine-futboll River Plejt fitoi 3-2 ndaj Tigres
Një emër i madh është rikthyer në elitën e futbollit argjentinas dhe natyrshëm që kamerat dhe aparatet fotografikë janë drejtuar nga ai, po ashtu si nga gjigandi tjetër Boka Juniors.
Ky emër i madh është River Plejti që po përpiqet të shlyejë turpin e rrëzimit në kategorinë e dytë dy sezone më parë dhe që është ngjitur në gjysmën e parë të renditjes së kampionatit, pas fitores 3-2 ndaj Tigres.
Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Riverin, ndonëse kryesimi nuk u prek që nga fillimi deri në fund. Goli i parë u shënua në minutën e 10-të me autor Daniel Vijalvën që mori një top nga Leonardo Poncio dhe shënoi në portën e Havier Hernan Garsias.
Pa kaluar mirë 6 minuta, River shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me autor Karlos Sançezin që e dërgoi me kokë në rrjetë një top të krosuar nga Rogelio Funes Mori.
Veçse, kjo ishte një ndeshje e golave të shpejtë dhe të tillë e shënoi edhe Tigre, në 19’ kur mbrojtësi Lukas Alfonso Orban realizoi po me kokë pas një topi të marrë nga Emanuel Pio.
Në pjesën e dytë pati edhe dy herë tundje rrjete. Fillimisht, River Plejt thelloi edhe një herë rezultatin në 3-1 me anë të Manuel Lansinit, ndërsa asisti u shërbye sërish nga Rogelio Funer Mori. Kjo, sapo ekipet dolën nga pushimi mes dy pjesëve.
Kur kishte kaluar një orë lojë, Tigre realizoi golin e dytë kur zëvendësuesi Diego Ftakla përfitoi nga një gabim i portierit Marselo Barovero.
Gjithsesi, kjo pasiguri e portierit nuk ia hoqi nga dora fitoren Riverit që ka tani 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, ndërsa në krye është Kolon me 7 pikë në 3 takime të luajtura.