Moto GP Pedroza fiton ne Amerike
Botërori është çështje mes dy vetëve. Ky ka qenë konkluzioni në të cilin ka dalë media spanjolle pasi Dani Pedroza fitoi Çmimin e Madh të Indianapolisit në Moto GP, duke iu afruar Horge Lorencos kryesues.
Spanjolli trupvogël e drejtoi shkëlqyeshëm motorin e tij të fuqishëm Repsol Honda duke mos i lënë asnjë shans patriotit të tij Lorenco, që doli i dyti me Jamaha.
Pedroza u nis nga vendi i parë, pozicion që e fitoi në provat zyrtare, dhe e rriti diferencën me Lorencon xhiro pas xhiroje, aq sa në finish ai mbërriti gati 11 sekonda më shpejt sesa i dyti. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për të, pas asaj në Gjermani dhe tani shpresat për titull janë reale.
Lorenco nuk deshi të rrezikonte dhe ruajti vendin e dytë sapo e kuptoi se ishte e pamundur të kapte udhëheqësin e garës. Pas shpinës së tij u zhvillua një betejë e fortë për vendin e tretë me italianit Andrea Doviciozo dhe australianit Kejsi Stoner.
Ky i fundit, kampion i botës në fuqi, kreu një garë të shkëlqyer edhe pse pati dëmtime të shumta një ditë më parë për shkak të një rrëzimi të rëndë në provat zyrtare.
Në përfundim. Doviciozo e fitoi këtë betejë duke plotësuar 3 vendet e podiumit. Shtatë herë kampioni i botës në Moto GP, Valentino Rosi, tregoi shenja jete me Dukatin e tij, në sezonin e fundit me skuadrën italiane. Rosi doli i shtati duke qenë protagonist i një gare të mirë.
Gara e ardhshme do të zhvillohet më 26 gusht, pra fundjavën që vjen, në pistën e Brnos, në Republikën Çeke, ndërsa botërori kthehet në Europë për 3 Çmime të Mëdha radhazi.
Horge Lorenco kryeson botërorin me 225 pikë pas 11 garave, kur duhen edhe 7 të tjera deri në përfundim. i dyti është Pedroza me 207 pikë dhe më pas Stoner me 186 dhe Doviciozo me 137 pikë. Shtatë herë kampioni i botës në Moto GP, Valentino Rosi, është vetëm në vendin e 8-të me 91 pikë.