E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentinë, ish-modelja kolumbiane dënohet me 7 vjet burg

Një ish-modele kolumbiane është dënuar me shtatë vjet burg në Argjentinë për drejtimin e një zinxhiri ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Angie Sanclemente Valencia, 31 vjec, ka mohuar akuzat se ka ndihmuar të dashurin e saj për rekrutimin e vajzave të reja për të trafikuar kokainë në Evropë përmes Meksikës.

Ajo tha se kishte ardhur në Argjentinë për t’u martuar dhe jo për të trafikuar drogë. “Gabimi im i vetëm ishte se rash në dashuri”, deklaroi Valencia.

I dashuri i saj argjentinas, Nicolas Gualco u dënua me të njëjtën masë, ndërkohë që disa bashkëpunëtorë të tjerë u dënuan ose u liruan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›