Forbes:70 më të pushtetshmit, kryeson Obama

Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit për vitin 2011, në krye të së cilës ndodhet presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ndërsa kryeministri rus Vlladimir Putin renditet në vendin e dytë. Obama, pas vdekjes së kreut të rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden dhe diktatorit libian Moamer Gadafi, në listën vjetore të kësaj reviste i ka marrë vendin e parë homologu të tij kinez Hu Xhintao, i cili këtë vit është klasifikuar në vendin e tretë, menjëherë pas Putinit.
Në vendin e katërt renditet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sikurse edhe vitin e kaluar, vazhdon të jetë gruaja më e fuqishme në botë. Një vend më poshtë është renditur themeluesi i “Microsoft”-it dhe njeriu më i pasur në SHBA, Bill Gejts, ndërsa mbreti saudit Abdullah ben Aziz al Saud, është në vendin e gjashtë.
Në të shtatin renditet kreu i Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Benedikti XVI, për të vijuar me Ben Bernanke, shefi i Rezervave Federale amerikane që është i teti në listë. Themeluesi i rrjetit shoqëror “Facebook”, Mark Zakerberg (27vjec), është në vendin e nëntë dhe njëherësh është më i riu për nga mosha në listën e njerëzve më të fuqishëm të planetit, kryeministri britanik Dejvid Kameron është njeriu i dhjetë më i fuqishëm në botë, Sonja Gandi, kryetare e Kongresit nacional të Indisë është në vendin 11. Në listë janë përfshirë gjithsej 70 personalitete të ndryshme botërore.
Lista:
Barack Obama
Vladimir Putin
Hu Jintao
Angela Merkel
Bill Gates
Abdullah bin Abdul Aziz al Saud
Papa Benedikti XVI
Ben Bernanke
Marc Zuckerberg
David Cameron
Sonia Gandhi
Mario Draghi
Nicolas Sarkozy
Ven Jiabao
Zhou Xiaochuan
Hillary Clinton
Michael Bloomberg
Timothy Geithner
Manmohan Singh
Varren Bufftett
Silvio Berlusconi
Dilma Roussef
Carlos Slim Helu
Rupert Murdoch
Benjamin Netanyahu
Ali Hoseini-Khamenei
Michael Duke
Jeffrey Immelt
Zhou Yongkang
Sergey Brin
Larry Page
Ali Al-Naimi
Rostam Ghasemi
Lou Jivei
Ashfaq Parvez Kayani
Mukesh Ambani
Masaaki Shirakava
Kim Jong-il
Ban Ki-Moon
Christine Lagarde
Jeff Bezos
Jamie Dimon
Robin Li
Lloyd Blankfein
Li Ka-shing
Charles Koch
David Koch
Rex Tillerson
Lakshmi Mittal
Recep Erdogan
Robert Zoellick
Bill Clinton
Dalai Lama
Larry Fink
Khalifa bin Zayed Al-Nahyan
Bill Gross
Joaquin Guzman Loera
Ahmed Shuja Pasha
Davood Ibrahim Kaskar
Tim Cook
Dmitry Medvedev
Masayoshi Son
Azim Premji
Yoshihiko Noda
Joseph Blatter
Jill Abramson
Bernanrd Arnault
Sebastian Pinera
John Boehner
Jacques Rogge
Xi Jinping
Alisher Usmanov