E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani mund të sulmohet në pranverë

Hipotezat e planifikimit të një sulmi mbi Iranin rikthehen, këtë herë në faqet e gazetës britanike "The Guardian" e te atribuara Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Një operacion ushtarak për neutralizimin e impianteve bërthamore të Republikës Islamike mund të ndërmerret muajt e ardhshëm, ndoshta në pranverë.

Lajmi i "The Guardian" pason informacionet e rrjedhura në shtypin izraelit ditë më parë mbi një vendim të kryeministrit Beniamin Netaniahu për të vepruar sa më shpejt. Ofensiva, gjithmonë sipas mediave, do të përgatitet me raketa me rreze të gjatë veprimi, avione reaktive dhe grupe forcash speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›