E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia mobilizon kufirin me Sirine

Turqia ka nisur vendosjen e raketave hedhëse dhe artilerinë e rëndë përgjatë kufirit me Sirinë, disa ditë pas ushtria siriane qëlloi një avion turk, pasi pretendonte se kaloi në hapësiren ajrore të saj.
Kolona të automjeteve ushtarake janë parë të lëvizin nga bazat në Iskenderun dhe Dijarbakir për në kufi, afër zonës ku u rrëzua avioni.
Avioni F-4 u rrëzua në det pasi u qëllua nga forcat siriane, ndërkohë që pilotët rezultojnë ende të zhdukur.
Duke bërë të ditur vendimin e tij për të rritur mbrojtjen kufitare të martën, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha se “cdo element ushtarak” qe do ti afrohet kufirit turk do të trajtohet si kërcënim dhe një shënjestër ushtarake.
Ai e cilësoi Sirinë, si një “kërcënim prezent dhe të qartë”.
Tonet e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan në Parlament ishin më kercenuese duke i bërë thirrje regjimit sirian të mos bëjë gabime që vënë në provë, sipas tij vendosmërinë e Turqisë.
Televizionet turke transmetuan pamje të një të kolone me kamione që mbanin aeroplan-gjuajtës në një bazë ushtarake afër qytetit kufitar të Jajlafagit.
Automjete të tjera ushtarake kanë udhëtuar në qytetin kufitar të Reyhanli në provincën Hatay.
Siria këmbëngul se avioni ushtarak F-4 Fantom u godit dhe rrëzua brenda hapësires ajrore të Sirisë. Më pas ra në pjesën lindore të Detit Mesdhe dhe dy avionët konsiderohen të humbur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›