E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte miraton reformen e Obames

Me një vendim surprizë Gjykata e Lartë  amerikane ka vendosur të miratojë reformën në shëndetësi të  Obamës. Me këtë aprovim presidenti Obama kalon në histori me një ligj të miratuar për sistemin shëndetësor kombëtar. Presidenti amerikan pavarësisht kritikave për reformat në shëndetësi edhe nga pala e tij demokrate ka mbrojtur pozicionin e tij deri në fund. Pak minuta pas aprovimit të këtij ligji historik në SHBA, presidenti Obama ka marrë duartrokitje dhe kritika. Mbështetësit e tij thonë se vendimi ishte një hap përpara në reformën e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara
I ashtuquajturi “mandat individual” kërkon që amerikanët të blejnë sigurim shëndetësor përndryshe do të përballen me një gjobë financiare. Ky ligj ka për qëllim shtrirjen e mbulimit të më shumë se 30 milionë amerikanëve të pasiguruar.
Por kritikët e ligjit shprehen se përzihet shumë në jetën e individëve dhe të bizneseve. Republikanët e quajnë një ndërhyrje të tepruar politike dhe thonë se vendos një barrë të rëndë mbi bizneset. Vendimi i Gjykatës së Lartë, pritet të luajë dukshëm në periudhën përgatitore për zgjedhjet e nëntorit mes Obama dhe Romnit, dhe në dhjetëra vende për garat e kongresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›